Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.
Osmani ka thënë se do të bëj gjithçka që të dëgjohet sa më shumë zëri i viktimave të luftës nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Sipas saj nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat, raporton arbresh.info
“Është e pamundur të flasim për të ardhmen nëse nuk e kujtojmë të kaluarën”, ka thënë Osmani, duke vërë theksin në 1133 fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se duhet bërë më shumë që e vërteta për këta fëmijë të depërtojë sa më shumë jashtë Kosovës.
Kurse Blakaj e ka njoftuar kryetaren Osmani me aktivitetet e FDHK-së për dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë kontekst, ka përmendur disa prej aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim memorizimin e kujtimeve të luftës.
Ai ka thënë se synim kryesor i kësaj organizate mbetet zyrtarizmi i të vërtetës për të kaluarën, duke potencuar se nuk mund të ketë pajtim pa e trajtuar të kaluarën dhe pa i njohur viktimat./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...