Vjosa Osmani del e para në sondazhet për kryetar të LDK-së

15:07 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, po prin në një nga sondazhet e realizuara së fundmi e bërë për figurën më të pëlqyer të LDK’së. Pas Osmanit vijnë kryetari i tanishëm i LDK’së, Isa Mustafa, Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Ky sondazh e nxjerr deputeten Vjosa Osmani si figurën më të pëlqyer brenda LDK-së, madje dukshëm më lart se edhe vetë liderin Isa Mustafa dhe tërë nënkryetarët aktualë të kësaj partie, transmeton Gazeta inFokus.

Në këtë sondazh të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), deputetja Vjosa Osmani prinë më 31 për qind si figura më e pëlqyer në LDK, kurse lideri i LDK-së, Isa Mustafa, vjen pas saj me vetëm 25 për qind.

Pas deputetes Osmani dhe liderit të LDK-së, vjen shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, me 15 për qind, derisa i katërti radhitet nënkryetari Lutfi Haziri, me 9 për qind.

Agim Veliu dhe Lumir Abdixhiku vijnë pas këtyre me nga 5 për qind, si dhe Anton Çuni me 3 për qind.

Deputetja Vjosa Osmani, si duket bazuar në këto pritshmëri po mundohet ta shfrytëzojë edhe gjendjen aktuale shëndetësore të Mustafës, duke u munduar ta portretizojë vetën si lidere të ardhshme të LDK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme