Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për konkluzionet e Këshillit të BE-së për Kosovën.
Osmani përmes rrjetit social Facebook ka shtruar një pyetje ku kërkon sqarim nga BE-ja në lidhje me qëndrimet e tyre për Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas Osmanit, në Konkluzionet për Kosovën, Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013., raporton Arbresh.info.
Tutje Osmani kujton se më 6 maj 2016, ishte vet përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini që kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’
“A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj.Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese”, ka shkruar Osmani.
Ky është statusi i saj në Facebook:
A PO KËRKON BASHKIMI EVROPIAN TA NDRYSHOJMË KUSHTETUTËN E KOSOVËS?
Më 6 maj 2016, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’
Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, në konkluzionet për Kosovën deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013.’
A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj.Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese. Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës.
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...