Në një takim me qytetarët e Rogovës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në mbrëmje, se vetëm me fitoren e LDK-së në zgjedhje, Kosova i mbanë afër miqtë tanë ndërkombëtarë.
“Ne jemi të sigurt që do të fitojmë, por na duhet fitorja e madhe sepse sigurohemi se i mbajmë miqtë tanë shpëtimtarë. Vetëm kur fitorja e LDK-së është e madhe sigurohemi se Kosova jonë më nuk zbrazet nga të rinjtë”, ka thënë Osmani.
“Më 6 tetor e tutje do t’ju tregojmë secilit, edhe atyre nga partitë e tjera politike, se unë do të jem kryeministre e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht për kënd kanë votuar”, ka thënë Osmani.
“LDK-ja nuk e ka ndërmend me amnistu krimin. E dinë shumë mirë se LDK-ja nuk e ka ndërmend me qeveris me të korruptuarit. E dinë shumë mirë se më 7 tetor, një ditë pas zgjedhjeve, ne të gjithë do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe, në një Kosovë me të cilën secili prej jush do të krenohet dhe për këtë zotohemi para secilit”, shtoi Osmani.
Sipas saj, natyrisht që krejt Kosova është LDK dhe kushdo që ka pasur dyshim, e ka marrë përgjigjen mbrëmë. “Përgjigjen finale që krejt Kosova është LDK kanë me marrë me 6 tetor”, tha ajo.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...