Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar në një listë të përbashkët.
Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur se Kosova ka nevojë për kryeministër e Presidente të re.
“Në fushatën zgjedhore do të jemi e do të kandidojmë bashkë. Më 16 janar dorëzojmë listën e përbashkët. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer me përgjegjësi e dinjitet. Në këto zgjedhje duhet ta rilegjitimojmë këtë gjë”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.
Për Vjosa Osmanin, tashmë Albin Kurti është kryeministër, meqë i drejtohet me një cilësim të tillë.
“Kjo marrëveshje ka qëllimet e përbashkëta. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një shtet një arsim e shëndetësi të mirë. Jemi të vendosur për të respektuar e mbrojtur Kushtetutën e Republikës tonë. Kosova ka nevojë për një Kryeministër, që s’i mbyll sytë përballë padrejtësive”, është shprehur Osmani.
Ata të dy kanë bërë të ditur se pjesë e marrëveshjes është që Albin Kurti të bëhet kryeministër, dhe Vjosa Osmani të bëhet presidente./arbresh.info/
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani