Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2017.
Në vitin 2017 ishin 9 670 vdekje të raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekje. Prej tyre, vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë ishin 8 721, kurse vdekjet e ndodhura jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 949, transmeton koha.net.
Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 4 816 janë meshkuj, ose 55.2%; dhe 3 905 janë femra, ose 44.8%.
Nga të gjitha rastet e vdekjeve, 45.4% të tyre kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 53.1% kanë ndodhur në shtëpi, si dhe 1.5% në vend tjetër.
Sipas komunës ku ka ndodhur vdekja, më së shumti raste ka Prishtina me 2 304 raste të vdekjeve, ose 23.8%; Prizreni ka 1 013 vdekje, ose 10.5%; Peja ka 640 vdekje, ose 6.6% etj. Kurse, mosha e të vdekurve ishte 60 e më shumë vjeç me 80.4% e tyre.
Tremujori i tretë i vitit merr pjesë me 34.7% të vdekjeve, ndërsa muaji dhjetor ka 9.6% të vdekjeve të raportuara. Sipas nacionalitetit, 91.1% të vdekjeve janë shqiptarë.
Vdekje të dhunshme në vitin 2017 ka pasur gjithsej 175 raste, ose 2.0%.
Numri i vdekjeve në fatkeqësi ishte 131, ose 74.9.8%; numri i vetëvrasjeve 32, ose 18.3%; dhe numri i vrasjeve 12, ose 6.9%. Tek të gjitha vdekjet e dhunshme, dominon mosha 20-49 vjeçare te meshkujt edhe te femrat.
Ndërkaq, numri i foshnjave të vdekura për vitin 2017 ishte 228, ose 2.6%. numri i foshnjave të vdekura meshkuj ishin 139, ose 61.0% dhe femra 89, ose 39.0 %.
Foshnjat e vdekura deri në 6 ditë kanë qenë 132, ose 57.9.%; nga 7 deri 27 ditë kanë qenë 46, ose 20.2%; dhe nga 28 ditë deri në 1 vit kanë qenë 50, ose 21.9%.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...