Google ADS

Vjen urimi i Hashim Thaçit për Erdoganin!

00:26 | 25 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Madje, homologun e tij, Thaçi e ka uruar edhe turqisht.

Por, duket se ai e ka shkruar gabimisht urimin turqisht, duke përdorur ‘takbir’ në vend të ‘tebrik’.

Këtë e kanë vërejtur edhe përdoruesit e rrjetit social Twitter, ku ai e ka shkruar urimin për Erdoganin.

Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme