Google ADS

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas thirrjes së Haradinajt në takim

12:28 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeminitër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka ftuar në një takim pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK-së.

Mirëpo duket se këtë ftesë Vetëvendosja nuk e ka pritur mirë, shkruan arbresh.info.

Deputetja e Vetëvendosjes e dalë nga këto zgjedhje, Shqipe Pantina përmes një postimi në Facebook e ka quajtur jo parimore dhe jo të ndershme që të zgjedhurit e popullit të konsiderohen thjeshtë numra.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Eshte tejet jo parimore dhe e pandershme qe deputetet e Kuvendit qe jane perfaqesues te popullit te konsiderohen thjesht numra qe mund te i duhen sot dikuj per tu bere kryeminister. E di se ne te kaluaren per kete kane kontribuar disa (ish) deputete, por kjo praktike duhet te marre fund njehere e mire./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme