Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë për t’i dhënë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, të drejtën që të jetë udhëheqës i fazës së fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lumir Abdixhiku thotë për Gazetën Express se vetëm Qeveria ka sistem të llogaridhënies. Ndërsa vlerëson se një veprim i tillë është vetë faktorizim i Thaçit.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e bën të qartë përsëri se partia e tyre nuk e përkrahin idenë që në krye të negociatave me shtetin serb të jetë shefi i shtetit Hashim Thaçi.
Kjo parti në vazhdimësi ka shprehur qëndrimin e tyre të prerë kundër Thaçit në krye të dialogut mes të dyja shteteve.
Abdixhiku thekson se negociatat do të duhej të udhëhiqeshin nga Qeveria e Kosovës. Siç deklaron ai, ajo është e vetmja qe ka mekanizma ekzekutues me ministri, dhe e vetmja që ka sistem të llogaridhënies në Parlament.
“Pa llogaridhenie e pa ekzekutim, nje veprim i tillë me duket veçse faktorizim individual i Presidentit Thaçi”, ka shtuar ai.
Kësisoj, duhet kujtuar se javë më parë në një tryezë ku flitej për finalen e madhe për dialogun Kosovë – Serbi, e ku mori pjesë edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ky i fundit e kritikoi mënyrën se di deri tash është zhvilluar agjenda e bisedimeve. Tha se vendi duhet ta ketë të qartë rrugën se kah dëshiron që të shkojë.
Haziri madje e kritikoi Thaçin duke ngritur dyshime se ai po bënte marrëveshje të fshehta me presidentin serb, Aleksander Vucic, për ndarjen e territorit të Kosovës. “Është mirë që këto dilema të hiqen dhe të qartësohet kjo situatë” tha atë ditë Haziri.
Sidoqoftë, platforma për finalizimin e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin Qeveria e Kosovës, të enjten, e ka miratuar dhe dërguar në Kuvend, e autorizon Presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të delegacionit negociator në bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve të dala nga konflikti i vitit 1998/99.
Delegacioni kosovar, sipas kësaj platforme, do të përbëjë edhe nga një përfaqësues nga të gjitha partitë politike. /Gazeta Express/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...