Aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Themelore për dënim ndaj tij për tetë vet burg, ka shkruar në profilin e tij në facebook.
Ai ka shkruar se nuk mjaftoi fakti që ADN-të tona nuk u përputhën me gjurmët nga vendi i ngjarjes.
Ky është shkrimi i plotë i Frashërit në facebook:
“GJYKATA NA DËNOI ME MBI 20 VITE BURG PËR RASTIN E MONTUAR PËR TERRORIZËM
Nuk mjaftoi fakti që ADN-të tona nuk u përputhën me gjurmët nga vendi i ngjarjes.
Nuk mjaftoi fakti që në pajisjet tona elektronike nuk u gjet as një gjë e vetme inkriminuese.
Nuk mjaftoi ekspertiza e FBI që tha se asnjëri prej nesh nuk mund të lidhet me sulmin në Kuvend.
Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që thanë se asnjërin prej nesh nuk mund ta identifikojnë si pjesëmarrës apo të përfshirë në këtë rast.
Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që treguan se Policia u ka shtuar deklarata pa dijeninë e tyre.
Nuk mjaftoi përgjigjja e GOOGLE që ishte tërërisht shfajësuese për ne.
Nuk mjaftuan alibitë tona të pakontestueshme mbi vendndodhjet tona në kohën kur ishte kryer sulmi në Kuvend.
Nuk mjaftoi terrorizimi që na e bënë për një vit e gjysëm. Nuk mjaftoi vdekja e Astritit që po mbahej padrejtësisht në burg.
Pikërisht kështu po duan të na e fusin frikën në palcë, sepse e dinë se ku po e qojnë Kosovën. Po duan t’ju thonë qytetarëve se “shiheni çka ju bëjmë njerëzve të pafajshëm, e lëre më juve nëse guxoni të ngritni zë kundër nesh”. Dhe jo rastësisht, gjykatësi Beqir Kalludra me ngulm insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit. Dy ditë para zgjedhjeve.
Por kështu kishte provua edhe Serbia që ta frikësonte popullin tonë. Por rezultatet i dijmë. Çdo proces gjyqësor kundër “irridentistëve” shqiptarë, zgjonte më shumë vetëdijen gjithëpopullore dhe organizonte më shumë popullin tonë.
E për këto gjykime të padrejta, herët a vonë, kriminelët që i porositën e montuan do të mbajnë përgjegjësi. Para ligjit e para historisë”.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...