Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është duke e çmendur ideja e ndryshimit të ligjit të Gjykatës Speciale. Ai po thotë se me këtë veprim Kosova po e shkatërron të ardhmen e saj. Po pranon të izolohet nga e gjithë bota. Nga ana tjetër, edhe përkundër paralajmërove për pasoja tragjike, iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po pritet të dërgohet në Kuvend së shpejti, sonte.
Se Kosova izolohet nga e gjithë bota, nëse ndryshon ligji për Gjykatën Speciale, ose më saktë, nëse shfuqizohet, e tha edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
“Ideja për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën me gjithë botë. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni kohën prapa”, shkroi ambasadori Delawie në Twitter.
Pa reagimit të parë, Delawie ka bërë edhe një reagim tjetër brenda pak minutash.
“Ne nuk kemi bëra kaq shumë përpjekje për suksesin e Kosovës, për të parë se si po e shkatërroni të ardhmën e saj duke e zhbërë Gjykatën Speciale” ka shkruar diplomati.
“Kosova do të trajtohet si shtet mashtrues’
Ish-ambasadori Lulzim Peci dhe gazetari Adriatik Kelmendi kanë reaguar kundër planeve të Thaçit, Haradinajt e Veselit për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Kelmendi ka thënë se kjo lëvizje e krerëve të shtetit është tregues se sa joseriozisht po trajtohet fati i Kosovës. E nëse kjo ndodh sonte, ish ambasadori – Lulzim Peci thotë se Kosova do të trajtohet si shtet mashtrues nga bashkësia ndërkombëtare.
Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se nuk po u beson veshëve, kur dëgjoi se krejt papritmas po duan që ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale.
“Nëse është e vërtete qe tash përnjëherë ka iniciative për zhbërjen e Gjykatës Speciale – kjo seriozisht e tregon se ne nuk po e dimë cka është shteti, ende pa e rrumbullakosura procesin e shtetësisë”.
Sipas Kelmendit, nëse nuk është dashur të ekzistojë Gjykata Speciale, ajo s’është dashur të votohej që nga fillimi.
“Si duket, kurre nuk qenka vone per te deshmuar se sa joseriozisht e trajtojme fatin e Kosoves dhe marredheniet e saj me aleatet perendimore”, ka shtuar ai.
Tejet joserioze që po kalon në cmendi, shfuqizimi i Speciales, po i duket edhe Lulzim Pecit, njohës i cështjeve ndërkombëtare.
Në një status në Facebook, ai ka shkruar se nëse sille për votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Kosova do te konsiderohet nga bashkesia nderkombetare si shtet mashtrues dhe do te hyj ne rang me Korene e Veriut, Iranit dhe Serbise se Millosheviqir te fillim 90ve te shekullit te kaluar.
“Nese kjo behet, Gjykaten Speciale do ta rikthej Keshilli i Sigurimit i OKB-se, do te rikthehet ne veprim fuqishem rezoluta 1244 e OKB-se, dhe do te perfundoj tregimi i pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves per vitet ne vijim”, ka shkruar ai.
Burime të Gazetës Exprerss nga një ambasadë e huaj bëjnë me dije se kanë informata që qysh sonte do të futet në Kuvend kërkesa e veteranëve për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale.
Historia e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale filloi të premten e kaluar, kur përfaqsëuesit e veteranëve gënjyen duke thënë se ata thanë se nuk po duan t’i iket nga drejtësia, por vetëm kërkojnë që Specialja të gjykojë edhe serbët.
Tani doli që qëllimi i tyre, në fakt i liderëve politikë, është që të shufiqzohet plotësisht Gjykata Speciale./express/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...