Google ADS

Vjen reagimi i Donika Kadajt nga arresti shtëpiak, për fitoren në Prishtinë e Prizren

15:16 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas numërimit të votave me kusht, nevoja të veçanta dhe postë, fitues në Prishtinë dhe Prizren doli Lëvizja Vetëvendosje.

Prishtinën pritet ta udhëheqë edhe për një mandat Shpend Ahmeti, ndërsa Prizrenin do e marrë për herë të parë Mytaher Haskuka i po kësaj partie.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes nga radhët e kësaj Lëvizje, Donika Kadajt.

Ajo nga arresti shtëpiak ka ironizuar me partitë tjera të cilat shpreheshin se Vetëvendosje nuk mund t`i fitojë këto dy komuna të mëdha të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Nuk kryejnë punë aleancat Kadri-Isa kundër vullnetit popullor. LDKse ia nisi dhëmbi . PDKse zemra. Urime Shpend dhe Mytaher. #meZemër”, ka shkruar Kadaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme