Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar pas raportimeve të fundit rreth kërcënimit të tij ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ai ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me njërin prej themeluesve të portalit “Insajder”.
“Une Bekë Berisha as nuk e njoh as nuk kam kontakt as nuk merrem me tipat e Vehbisë, kam respekt per punën e çdo gazetari profesional, unë jam qe gazetarët te mbrohen dhe te bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet”, ka shkruar ai
Postim i plotë:
Dikujt po i pengon puna e Haradinajt
Sot i pashë disa lajme të një portali qe vazhdimisht shpifë për luftën e UÇK-së, për Ramush Haradinaj, për çdo njeri punëtor te ketijë shteti.
Une Bekë Berisha as nuk e njoh as nuk kam kontakt as nuk merrem me tipat e Vehbisë, kam respekt per punën e çdo gazetari profesional, une jam qe gazetarët te mbrohën dhe te bejnë punen e tyre ashtu siç duhet.
Une kam marrë besimin e 10000 votuesve dhe do vazhdojë ti perfaqësojë e të punojë per ta dhe për te gjithë qytetarët pa marre parasyshë tendecat e dikujë qe ka për qellim te ndalë rikthimin e dinjitetit te qytetarit. Une do te ndjeku rrugët ligjore ndaj ketijë portali dhe ndaj çdokujt qe shpifë.
Merrni frymë, prisni, mos u ndij i kërcenuar nga vetë shpifjet e tuaja. Kosovën do të bejmë me të sigurtë me te zhvilluar për të gjithë qytetarët.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë