Vjen një lajm i keq për kosovarët që jetojnë me ndihma sociale në Zvicër

08:53 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Nuk kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur Zyra Federale për Sigurime Sociale kishte vendosur që të ndërpriste praktikën e përgjimit të personave të dyshuar për abuzim me ndihmat sociale.

Zyra në fjalë madje u kishte ndërprerë punën menjëherë detektivëve të angazhuar për të bërë përgjimin, shkruan albinfo.ch. E gjithë kjo kishte ardhur si pasojë e një vendimi gjyqësor të Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, sipas të cilit, në Zvicër mungon baza ligjore për të realizuar përgjimin në fjalë.

Gjegjësisht, përdorimi i xhirimeve të bëra nga këto përgjime, do të ishte i paligjshëm. Edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit), e vetëdishme për mangësinë në fjalë, kishte rekomanduar të njëjtën gjë.

Por, ndërkaq Komisioni për Punë Sociale e i Dhomës së Kantoneve të Zvicrës sot ka shprehur një qëndrim tjetër. Ai dëshiron që personat e dyshuar, të fillojnë sërish të përgjohen nga detektivët, raporton srf.ch. Madje, komisioni kësaj radhe ka qenë i njëzëshëm në këtë qëndrim. Sipas tij, Dhoma e Kantoneve duhet të merret me këtë çështje jo më larg se në sesionin dimëror të punës së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme