Vjen në Kosovë nga Norvegjia, vdes në aksident trafiku

10:48 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Raportohet se një mashkull shqiptar shtetas i Norvegjisë derisa drejtonte automjetin e tij në Ferizaj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe duke  përfunduar jashtë rruge.

I njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra pasi ka mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion./Arbresh.info. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme