Dhuna në familje në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Përveç rasteve kur gratë janë viktima të dhunës nga ana e burrave të tyre, ndodh që dhuna të ushtrohet edhe nga vetë femra ndaj femrës.
Kështu në Lipjan dje rreth orës 13:27 një grua është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj, raporton arbresh.info.
Viktima sipas Policisë së Kosovës është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor pas lëndimeve trupore që ka marrë.
“Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj të dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...