Google ADS

Vjehrra dëbon nusen nga shtëpia, arrestohet

10:17 | 6 Shtator 2022
A. B.

Në Rahovec është arrestuar një grua, nën dyshimin se të hënën ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info

“Rahovec 02.09.2022 – 16:00. Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme