Google ADS

Vjedhje në Xhami ditën e parë të Vitit të Ri

12:19 | 2 Janar 2020
L G

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një xhami në Prizren ditën e parë të Vitit të Ri.

Rastin në polici e ka raportuar imami i xhamisë, i cili ka treguar se persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në xhami, dhe nga kasaforta kanë marrë  para në vlerë 60 euro.

“Rr. Jusuf Balaj, Prizren 01.01.2020 – 06:20.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar, imam i xhamisë, ka raportuar se person-a të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga  kasaforta i kanë vjedhur 60 € para të gatshme. Njësiti policor është duke hetuar rastin”, bën të ditur policia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme