Vjedhje në Prizren

09:56 | 3 Qershor 2022
E.H

Në Prizren, disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda rrethojave të objektit të antenës së IPKO-së, nga aty është vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit (naftës), raporton Policia e Kosoves.

Sipas Policisë, nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara dhe rasti është nën hetime.

“Fsh. Tërrnje, Prizren 02.06.2022 – 02:40. Raportohet se nga persona të pa njohur është depërtuar me forcë brenda rrethojave të objektit të antenës së IPKO-së, nga aty është vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit (naftës). Nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme