Vjedhje në kishë, arrestohet një person në Gjilan

08:57 | 9 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Të martën është arrestuar një person në qytetin e Gjilanit, pasi kishte vjedhur në objektin e kishës së këtij qyteti.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell arbresh.info.

Rasti është klasifikuar si “vjedhje e rëndë”.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Nëna Terezë, Gjilan (NN) 07.02.2023 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në objektin e kishës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme