Policia ka arrestuar në Morinë një 25-vjeçar i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/ Zvicër.
Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se në pranga ra Benjamin A., banues në Konushec të Kosovës.
I riu u kap në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, shkruan albeu.
Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn të Zvicrës, më datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...