Vjedhje e rëndë në Zveçan

08:48 | 29 Janar 2024
E.H

Disa persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në Zveçan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe është informuar edhe prokurori për rastin.

“Zveçan 28.01.2024 – 23:35. Ankuesi mashkull ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme