Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë e dy paneleve solare dhe dy baterive nga pika matëse e nivelit të ujit.
Kjo vjedhje ka ndodhur në fshatin Dobrosevinë, Zubin Potok.
Vlera e gjësendeve të cilat janë vjedhur, sipas ankuesit është rreth 1650 €.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Fsh. Dobrosevina, Zubin Potok 22.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas ankuesit vlera gjësendeve të vjedhura është rreth 1650 €. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, raportohet për 12 të vrarë
Horoskopi për sot, ky është parashikimi i yjeve për shenjën ...
Oda e Minierave mban sot forumin e parë
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Paralajmëron Netanyahu: Libani rrezikon të përfundojë si Gaz...
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Sh...