Google ADS

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi

09:12 | 5 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren.

Policia bën të ditur një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kishin vjedhur dy pushkë të gjata, një pistoletë ( për të cilat kishte lejet përkatëse), si dhe një sasi stoli ari, transmeton arbresh.info

Rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Gjonaj-Has, Prizren 04.12.2021-18:55.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty kishin vjedhur dy pushkë të gjata , një pistoletë ( për të cilat i kishte lejet përkatëse) dhe një sasi stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme