Vjedhje e rëndë në Prishtinë, policia heton rastin

08:39 | 19 Shkurt 2024
E.G

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe orë dore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00-20:41, shkruan Arbresh.info.

“Nuk raportohet për të arrestuar.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE E RËNDË Veternik, Prishtinë  18.02.2024 – 18:00-20:41. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe orë dore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme