Vjedhje e rëndë në Podujevë, arrestohet roja i objektit

11:06 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, për vjedhje të rëndë të kryer në një objekt.

I arrestuari ka qenë roje i objektit ndërsa dyshohet se ka lënë personat të futen në objekt për të vjedhur kasafortat me para.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet ende po vazhdojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme