Një rast i vjedhjes së rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi në fshatin Obrançë të Podujevës.
Disa persona kanë arritur të depërtojnë me forcë brenda një shtëpie, ku dyshohet se kanë arritur t’i marrin mbi 40 mijë euro para dhe stoli të arit.
Rasti N për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me rastin, derisa po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, derisa ende mbetet nën hetime policore deri në kapjen e personave të përfshirë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...