Google ADS

Vjedhje e rëndë në Malishevë – Hajnat hyjnë në një shtëpi e marrin material të ndryshëm instalues elektrik

10:31 | 9 Janar 2025
R J

Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Malishevë.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se persona të panjohur nga shtëpia e një personi kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik.

Fsh. Plloqicë , Malishevë NN-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpitë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik. Në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore’’, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme