Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, e dyshuara ka vjedhur një orë dore, një zingjir ari, një telefon, kuletë në të cilën kishte para dhe dokumente personale të viktimës, shkruan Arbresh.info.
“VJEDHJE E RËNDË Fushë Kosovë, 14.04.2023, 00:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, e njëjta ia ka vjedhë një orë dore, një zinxhir ari, një telefon, kuletën në të cilën kishte para dhe dokumente personale të viktimës.”, thuhet në raportin e policisë.
E dyshuara është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Trump: SHBA duhet të dalë nga lufta në Ukrainë
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...