Dje në fshatin Slivovë të Prishtinës, njësitë policore i janë përgjigjur një rasti të raportuar ‘vjedhje të pyllit’.
Siç njofton policia, në momentin kur njësiti policor ka arritur në afërsi të vendit të ngjarjes një veturë me targa vendore është larguar nga vendi i ngjarjes duke goditur edhe veturën zyrtare të policisë.
Njësitë policore kanë arritur që t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit meshkuj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë për të cilën të dyshuarit nuk posedonin leje.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane