Vjedhje e një veture në Mitrovicë, arrestohet një person

08:37 | 18 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar për nje vjedhje të veturës që ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë.

Një femër ka raportuar se i është vjedhur vetura e saj nga dy persona, ku njëri ndër ta është i njohur nga ajo.

Gjatë punës operative dhe hetimore, është gjetur i dyshuari dhe vetura e vjedhur.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor, sipas raportit 24 orësh të PK-së.

“Rr. Anri Dinana, Mitrovicë / 17.02.2024 – 05:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i është vjedhur vetura e sajë nga dy persona (njeri nder ta i njohur për ankuesen). Gjatë një pune operative dhe hetimore është arrit që të gjendet i dyshuari dhe vetura e vjedhur. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe ne konsultim me prokurorin i  njëjti është arrestuar dhe dërguar në ndalimi policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme