Është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Rasti ka ndodhur me datën 08.10.2018 në rrugën “Vllëzërit Fazliui” në Prishtinë, në një barnatore, me ç’ rast janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e barnave.
“Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm se, i njëjti ka shfrytëzuar veturën e marrë në shfrytëzim nga një kompani për dhënien me qira të veturave ( RentCar) dhe të njëjtën dyshohet ta ketë përdorur në rastin e sipër cekur me targa veture të cilat më herët kanë qenë të raportuara si të vjedhura”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës Rajonal i Policisë në Prishtinë.
Ndërkohë që policia ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore e operative, ka lokalizuar veturën Golf –V-, ngjyrë hiri, dhe të njëjtën e ka sekuestruar për ta ndihmuar ndriçimin e plotë të rastit..
Të dyshuarit E. E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...