Vjedhin para dhe ari në një shtëpi, të dyshuarit në arrati

10:34 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se, një person në Ferizaj ishte  ankuar  në polici pasi që  disa persona i kishin hyrë me dhunë në shtëpi dhe i kishin vjedhur një sasi të hollash dhe ari, transmeton arbresh.info

 

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar.”, thuhet në raportin e policisë/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme