Rreth orës 01:35 minuta një qytetar ka informuar policinë në Prizren ngase kishte vërejtur se një i dyshuar i panjohur po ia vidhte veturën e llojit “Opel Kadet” e cila kishte qenë e parkuar pran banesës në rrugën “Adem Jashari”.
Me ta pranuar informatën, policia ka nisur me bllokimin e rrugëve ku supozohej se mund të kalonte i dyshuari, i cili kësaj radhe kishte qenë fatkeq sepse në ikje e sipër nëpër rrugën “Tirana”, ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur një veturë tjetër me ç’ rast e humb kontrollin ndaj automjetit, më pas del nga rruga dhe përplaset në një kabinë rojesh ku po qëndronte një roje objektesh të cilën e përmbys për tokë duke e lënduar të njëjtin e në fund edhe vetura e vjedhur përfundon e rrokullisur ndërsa i dyshuari merr lëndime trupore dhe është ndalur për trajtim në spital.
Ndërkaq, hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rasteve të veturave të vjedhura në të cilat mund të ketë qenë i përfshirë ky i dyshuar./Arbresh.info/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...