Drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj ka vizituar Kompleksin Memorialn “Adem Jashari”, në përvjetorin e “Epopesë së UÇK-së”.
Në një intervistë për Telegrafin, Zogaj ka thënë se e ka obligim të vijë në këtë kompleks që të shoh se sa ka qenë në gjendje të bëjë populli shqiptarë për lirinë e vetë.
“Përveç vizitave që i bëjë për t’u frymëzuar se sa kemi bërë për ta fituar lirinë unë tani e kam edhe për obligim ta vizitoj këtë kompleks. Ne si agjencion për menaxhimin e komplekseve memoriale jemi në rrugë të mbarë ta realizojmë një projekt ashtu se si i takon këtij vendi, ku çdo vizitorë që vije përveç asaj që sheh se sa ka qenë e shtrenjtë të fitohet liria, të shoh diçka të mirë që në të njëjtën kohë për ta vlerësuar gjakun e dëshmorëve, familjet e tyre, por edhe për të iu dëshmuar gjeneratave të ardhshme se sa ka qenë e vështirë e kaluara jonë, dhe sa është dashur të bëjmë për ta fituar lirinë e Kosoëvs”, ka thënë Zogaj.
Zogaj theksoi se gjendja e memorialeve nuk është e mirë, dhe se sipas tij janë duke punuar që të fillohet me projektin.
“Gjendja e memorialeve është e keqe, jo pse shteti nuk ka bërë asgjë për këtë vend, por në të shumtën e rasteve nuk janë caktuar prioritetet siç është dashur. Në vend që të jetë prioritet konservimi i këtyre shtëpive është investuar në disa objekte tjera, kurse kjo duke pritur që do të bëhet një projekt më i dinjitetshëm. Jemi vonuar, por shpresoj që jemi në rrugë të mbarë sepse është aprovuar edhe Ligji për memorialin ‘Adem Jashari’. Në kuadër të këtij ligji është e paraparë të formohet një komitet ndërministror, ku ky komitet të vazhdoj me punën për hartimin e projektit, zgjedhjen e projektit, zgjedhjen e kompanisë për fillimin e punës”, ka thënë ai.
Sipas tij nëse do të shkohet me projektin e Agjencionit për menaxhimin e memorialeve, puna në kompleksin “Adem Jashari”, do të filloj nga mesi i këtij viti.
“Ne kemi pasur dy takime tani dhe e kemi për fillim një pengesë sepse kemi një projekt të konservimit në agjencion dhe jemi duke punuar ta caktojmë një kompani që ta bëjë verifikimin e këtij projektit se a i plotëson kushtet apo ta bëjmë një projekt tjetër. Shpresoj që e verifikojnë ekspertët që ky projekt i plotëson kushtet që të fillojmë nga mesi i këtij viti, por nëse nuk i plotëson kushtet atëherë deri në vitin tjetër nuk do të mund të fillojmë punën”, ka thënë ai.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, gjatë intervistës për Telegrafin
Edhe vizitorët të cilët kishin ardhur që ta vizitonin memorialin “Adem Jashari” kanë thënë për Telegrafin se duhet sa më parë të fillohet me rindërtimin e këtij kompleksi.
“Kam ardhur nga Podujeva dhe vij shpesh që ta vizitoj këtë vend. E kujtoj me nostalgji familjen Jashari pasi që ne sot e gëzojmë lirinë falë tyre. Kam ardhur me dy djemtë, ku djali i madh çdo vit vije nga Amerika në këtë kohë që ta vizitoj këtë kompleks. Qeveria duhet ta ketë parasysh që ta rregulloj këtë vend këtu sepse është i shenjtë”, ka thënë një vizitorë.
Edhe Dervish Guzi nga Drenasi tha se në këtë memorial nuk është punuar që të rregullohet.
“Unë shumë shpesh në këtë kompleks. Dihet sakrifica e familjes Jashari, lufta e tyre. Nëse edhe këtu nuk vijmë ku të shkojmë. Unë vije me gjithë familjen këtu, por pak është punuar dhe pak po punohet. Është dashur të rregullohet ashtu si i ka hije një monumenti historik. Kjo rrënohet nëse nuk fillohet me punime”, ka thënë ai.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...