Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para takimeve në kuadër të dialogut në Bruksel, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Hungari.
Në kuadër të këtij vizite, Bislimi ka zhvilluar edhe disa takime me zyrtarë.
Bislimi përgjatë vizitave ka theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve me Hungarinë.
Po ashtu, ai paraqiti të arriturat e qeverisë në këto tri vite si dhe objektivat në procesin e integrimit evropian.
“Përgjatë kësaj vizite theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve me Hungarinë por edhe prezantuam të arriturat e qeverisjes sonë të tri viteve të fundit dhe objektivat veçanërisht në procesin e integrimit evropian, në prag të Presidencës së ardhshme të Hungarisë në Këshillin e BE-së.”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Para takimeve në kuadër të dialogut në Bruksel, në fillim të javës zhvilluam një vizitë zyrtare dyditore në Hungari, me plot takime të frytshme e ngjarje të rëndësishme.
U pritëm nga Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian, Janos Boka, nga Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zsolt Nemeth, si dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.
Ndërsa ishte dhe kënaqësi e veçantë bashkëbisedimi i radhës me Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA).
Përgjatë kësaj vizite theksuam rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve me Hungarinë por edhe prezantuam të arriturat e qeverisjes sonë të tri viteve të fundit dhe objektivat veçanërisht në procesin e integrimit evropian, në prag të Presidencës së ardhshme të Hungarisë në Këshillin e BE-së./Arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...