Vizita e Vjosa Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një mesazh për Vetëvendosjen.
Kështu vlerëson profesori universitar, Milazim Krasniqi, njëherit edhe një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Vizita e Vjosa Osmanit në SHBA është paketues i një momenti se si ajo ka më shumë preferenca nga SHBA-të dhe legjitimitet më shumë dhe kjo po përdoret si një presion i LDK-së ndaj Vetëvendosjes. Opsionet e tjera për formim të Qeveris në këtë moment nuk shoh por si do ta mbyllin kapitullin mbetët të shihet”, deklaron Krasniqi për arbresh.info.
Ai thotë se përpjekjet para zgjedhjeve për një koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, kanë qenë një lojë në litarë.
“Përpjeka e njërës dhe tjetrës kanë qenë që të marrin pozicion më të mirë për veten por pa mendu për koalicion. Kjo edhe për arsye të historisë së hidhur të raporteve në të kaluarën dhe dallimeve programore e politike. Pas rezultatit ka filluar loja tjetër, përpjekja se Vetëvendosje e ka marr me lehtësi dhe do ta udhëheq Qeverinë. Ndërsa, LDK ka filluar lojën e re se çka do të marr në koalicion dhe të dy janë duke parë se kush do të tërheq më shumë nga pushteti”, thotë Krasniqi./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...