Google ADS

Vizita e shkurtë e Trendafilovës në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun dhe ndërkombëtarët

11:03 | 9 Tetor 2024
E.H

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për Arbresh.info, thuhet se vizita e Trendafilovës do të jetë e shkurtë dhe se pritet të takohet edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Presidentja Trendafilova është në një vizitë të shkurtër në Kosovë, e cila përfshin vetëm takime dypalëshe, duke përfshirë EUSR-në, Shefin e Misionit të EULEX-it, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së dhe Ministrin e Drejtësisë. Qëllimi është të sigurohet informacion publik për aktivitetet aktuale të gjykatës. Gjykatësja Trendafilova planifikon t’i drejtohet shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë në një kohë tjetër në të ardhmen e afërt”, thuhet në përgjigje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme