Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Wlliam Burns është një nder për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë, kështu thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se për vendin është jetike integrimi në familjen euroatlantike dhe se aleanca me Amerikën sipas tij është e përjetshme.
Kreu i AAK-së ka shkruar edhe për Kurtin, ku ka thënë se askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën.
‘Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...