Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch tha se mesazhi që sollën ata ishte që Amerika qëndron me Kosovën.
Osmani tha se shteti i Kosovës është mirënjohës përjetë ndaj SHBA-ve për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur.
“Amerika qëndron me Kosovën” ishte mesazhi që sot sollën Senatorët Shaheen dhe Welch, në këtë kohë sfidash për vendin tonë. Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e palëkundur në mbrojtjen e Kosovës së pavarur, sovrane, multietnike e të integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...