Google ADS

Vizita e Peach: Mirëpritet ulja e tensioneve në veri, përmendet puna drejt marrëveshjes finale

18:53 | 5 Janar 2023
E.H

Ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë i Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ambasada e Britanisë, ka njoftuar se Peach ka mirëpritur përpjekjet për uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit derisa ka inkurajuar që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Është me rëndësi që të gjithë ndërprenë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe punojnë bashkë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”, thuhet në njoftim përcjell arbresh.info.

Derisa për takimin me kryeministrin Kurti, qeveria ka njoftuar se me Peach është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023.

“U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë. Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:

Kurti takoi Lord Stuart Peach: Në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet

Osmani takohet me Peach: Në veri ligji po sfidohen nga bandat kriminale serbe të cilat janë në listën e zezë të ShBA-së dhe Britanisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme