Fatmir Limaj është ndër politikanët e rrallë që vizitoi pjesën veriore të vendit.
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Fatmir Limaj dy ditë më parë bëri një vizitë të pa zakontë. Ai vizitoi pjesën e harruar nga liderët politik, pjesën veriore të Mitrovicës, ku dëgjoi hallet e qytetarëve shqiptarë në atë pjesë.
E vizitën e tij nuk po e quan spontane Valdete Bajrami nga Nisma.
Ajo për Tribuna Channel tha se Limaj bashkë me qeverinë Haradinaj do t’ia japin vëmendjen e duhur shqiptarëve në atë pjesë.
E, njohësi i qështjeve politike në vend, Adrian Çollaku tha se vizita e tij duhet vlerësuar duke shtuar se pret nga kjo qeveri hapa konkret në mbështetje të qytetarëve të asaj pjese.
Ndërsa për analistin tjetër Nexhmedin Spahiu, gjesti i Limajt është jashtëzakonisht i mirë për banorët e asaj pjese.
Spahiu tha për Tribuna Channel se vizita e Limajt mund të përçojë mesazh që qeveria Haradinaj do të interesohet jo vetëm për shqiptarët në atë pjesë por edhe për integrimin e tërësishëm të asaj pjese.
Pak kush nga politikanët e vendit ka vizituar atë pjesë e aq më pak për të shkuar në këmbë. Limaj ishte luftëtar dhe i gjykuar në Hagë për atë periudhë të luftës, ku edhe doli i pafajshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...