Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti muajin e fundit e kaloi jashtë vendit, sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e sa në Zvicër.
Kurti, zhvilloi shumë takime biznesore me ndërmarrje të ndryshme, por, sa kanë rëndësi këto takime për stabilitetin politik dhe a do të ketë diçka prej takimeve që kryeministri Kurti i ka zhvilluar, flasin njohësit e ekonomisë, lidhur me këtë çështje.
Ekonomisti, Mustafë Kadriaj, thotë se nëse këto takime nuk kthehen në investitorë, atëherë këto vizita të Kurtit nuk do të shërbejnë për asgjë.
“Nëse takimet me bizneset nuk kthehen në të ardhmen në investitorë, atëherë kjo vizitë do të mbetet koti. Kurti nuk kishte një vizitë të nivelit politik, vizita e tij ngjante më shumë si agjendë private”, thotë ai.
Ndërsa sa i përket vizitave jashtë vendit të kryeministrit Kurti, Kadriaj shtoi se për shkak të ngërrqëve politike, dhe Qeverive jo afatgjate të cilat nuk ishin shumë stable, kanë ndikuar tek investimet në vendin tonë.
Kjo gjë ka bërë që edhe para pandemisë shumë investitorë të huaj të stopojnë investimet në Kosovë.
“Kjo pasi që asnjë vend nuk rrezikon të dëmtojë të ardhmen e vendit të vetë, duke investuar në një vend i cili vazhdimisht ka probleme politike”, thotë Kadriaj për arbresh.info
E, lidhur me këtë çështje, njëjtë mendon edhe ekonomisti, Burim Berisha.
Ai, u shpreh se këto vizita do të ishin të mira nëse do të kishin qenë të koordinuara, mbase më mirë do të ishte që bashkë me Kurtin, të ishte edhe ministri i zhvillimit ekonomik.
Berisha, tha se asnjë ministër tjetër nuk ishte me të që të ndikonte në rritjen e investimeve apo në realizimin e investimeve, ose në realizimin e strategjisë për ato investime ku ka nevojë.
Ai gjithashtu shtoi se për shkak të problemeve me energjinë elektrike, asnjë investitor serioz nuk mundet të vijë që të investojë në Kosovë.
Këto ditë Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në forumin e bizneseve të diasporës. Në këtë forum, Kurti tha se ka biseduar me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.
Por, sipas analistit, Berisha 200 milionë eurot janë çështje dhe investime të Qeverive të kaluara.
“Kurti nuk pati ndonjë strategji gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë leverdi shteti i Kosovës. Vizita e tij ishte e pa koordinuar, pa strategji, nuk kishte asnjë arsye që ai të shkojë në një kompani për t’i kërkuar nevojat e tregut ose diçka e tillë. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk mundet të investojë në Kosovë për shkak të problemeve me energjinë elektrike. Në bazë te asaj që po shihet ky është rezultati, tha ai. /Kujtesa Berisha/arbresh.info
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...