Çështja e Demarkacionit nuk ka marrë një drejtim as këtë javë.
Edhe pse dje ishin bërë të gjitha përgatitjet për pritjen zyrtare të kryeministrit të Malit të Zi, kjo vizitë është anuluar për shkak të mjegullës. Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës, e cila ishte planifikuar për të martën është shtyrë për javën e ardhshme. Kështu njofton Qeveria e Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.
“Arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se aeroporti i Prishtinës u mbyll për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit. Afati i vizitës do të harmonizohet dhe në kohë i komunikohet mediave”, thuhet nga Qeveria malazeze.
Dushko Markoviq ishte planifikuar që të mbërrijë të martën në mëngjes në Kosovë, teksa vendi ende nuk po arrin ta zgjidhë çështjen – tashmë të brendshme – të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Shefin e ekzekutivit malazias ishte paraparë që ta presë në Aeroportin e Prishtinës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe me pritje e me nderime shtetërore në Prishtinë, rreth orës 8:30, ishte planifikuar që të pritej nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Një deklaratë e përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi është krejt çfarë po kërkon kryeministri Ramush Haradinaj për t’i dhënë mbështetje versionit aktual të demarkacionit, të cilin sa ishte në opozitë e kundërshtonte me çfarëdo mjeti.
Përmes këtij zotimi, të cilin e kanë përmendur edhe zyrtarë të AAK-së, Kosova dhe Mali i Zi do të pajtoheshin për rishikim të marrëveshjes nëse gjenden fakte të reja. Kjo që po kërkohet ndodhet brenda ligjit dhe marrëveshjes zyrtare, e nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015.
Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, ky opsion ka qenë në plan të vihet në tryezën e diskutimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq. Por, ai të martën anuloi vizitën në pamundësi që të aterrojë në Aeroportin e Prishtinës. Vizita do të realizohet javën tjetër.
Gjithashtu mbrëmë, Fatmir Limaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se nuk e sheh si opsion rrëzimin e marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi
Duke folur për vizitën që e kishte ditë më parë në Mal të Zi, Limaj ka thënë se shteti fqinj është i hapur për bisedime për marrëveshjen aktuale, derisa rrëzimi i marrëveshjes mund të bëhej vetëm nëse malazezët mbyllin dyert për bisedime.
“Është një atmosferë pozitive e miqësore, Mali i Zi është gjithmonë i gatshëm me bisedu dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm. Qysh përfundojnë këto bisedime, nuk mund ta di. Unë po flas nëse duam ta zgjidhim se përndryshe vetëm shkojmë në Kuvend edhe e deratifikojmë edhe s’kemi marrëveshje”, ka thënë Limaj.
“Në këtë situatë ku jemi ka hapësirë dhe mundësi, pa pas nevojë që Mali Zi ta prek marrëveshjen dhe pa humbur kurrgjë Kosova, mund të vijë deri te kalimi i kësaj situate. Rrugës mund të shihet se ku ka gabime”, shtoi ai.
“Njerëzit e kanë pasur vetëm një dilemë, që ne po humbin territor. Ekspertët që ne kemi pas dilema, t’u japim kohë dhe të ballafaqohen me fakte. Pa një marrëveshje të përbashkët nuk ka kufij Mali i Zi e Kosova”, u shpreh Limaj.
Propozimi i tij është ballafaqimi i raporteve të demarkacionit të cilat janë bërë deri tash prej komisioneve të ndryshme./Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...