Google ADS

Vizita e Bërnabiqit në Kosovë, Kurti: Të vijë ta sheh se si funksionon një shtet demokratik e i pavarur

12:16 | 3 Shtator 2022
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, folur për vizitën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në veri të Kosovës të hënën, pasi u aprovua nga autoritete kosovare.

Sipas Kurtit ajo mund të hyjë me delegacionin serb në Kosovë dhe të shoh se si funksionon një shtet demokratik e pavarur.

Kurti, madje e vlerësoi vizitën e saj si kundërpërgjigje vizitës së zyrtarëve të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës, që sipas tij e aranzhuan të parët.

Kur edhe ai tha se vet një ditë do t’i vizitojë shqiptarët e Luginës, por që nuk tregoi se kur.

“Vizita e Bërnabiqit edhe ajo do të hyjnë në Kosovë dhe ta shoh që po funksionon një shtet demokratik edhe më i pavarur se Serbia. Për targat do të bëjmë më të mirën e mundshme”.

“Zyrtarët e Qeverisë do të shkojnë të hënën në Luginë, kur na kanë pa. Unë do të shkojë një ditë, por kur ata e kanë kuptuar që do të shkojmë e kanë bërë kërkesën që Bërnabiq të vijë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme