Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti.
Kjo pasi xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka fituar sot medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” duke ia sjell kështu Kosovës medaljen e pestë olimpike, përcjell Arbresh.info.
“Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai.
Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Me kënaqësi të mirëpres SH.T. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, e cila vizitoi xhudistët kosovarë në Lojërat Olimpike të Parisit”, theksoi ai.
Laura Fazliu ka arritur sukses historik duke fituar medalje të bronztë olimpike në debutimin e saj.
Xhudistja kosovare në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më parë./Arbresh.info
Glad to welcome HE Ms Vjosa Osmani-Sadriu, President of Kosovo, who visited to support Kosovo judoka at the Paris Olympics.
Kosovo has truly become a judo powerhouse with its Olympic champions and medalists! 🥋🏅 #Judo #Kosovo #Olympics2024 #Paris2024 @VjosaOsmaniPRKS @Judo pic.twitter.com/97hHtKohSV
— Marius Vizer (@MariusVizer) July 30, 2024
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...