Vizat – Presidenti Thaçi bisedon në telefon me komisionerin Hahn

12:13 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar kreu i shtetit kosovar në llogarinë e tij në Twitter.

Thaçi njëherit ka shkruar se e  ka informuar komisionerin e BE-së për Kosovën për heqjen e vizave. “E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme