Edhe pse kosovarët kishin shpresuar se sapo të ratifikohej Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të pasojë liberalizimi i vizave, kjo nuk ndodhi, ndërsa procesi u zgjat tash e tre muaj pa asnjë lëvizje nga Komisioni Evropian. Pengesë ka dalë kushti tjetër, ai i dëshmive për rezultate në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ishte kusht të cilin në Kosovë politikanët e kishin lënë anash duke mos e marrë seriozisht, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian pranoi të luajë lojën e disa shteteve anëtare për të blerë kohë dhe për të vonuar nga ana e vet për tre muaj njoftimin formal se Kosova i ka përmbushur kushtet.
Edhe tash në BE thonë se “nuk ka asnjë datë kur do të konfirmojnë përmbushjen e kushtit”, por përmendin mundësinë që kjo të ndodhë javën që vjen. Madje, të pyetur rreth raporteve të mediave në Kosovë që “këtë javë del raporti pozitiv i Komisionit”, në Bruksel përgjigjen me ironi duke thënë se “duket që në Prishtinë dinë diçka më shumë se ne”.
Në pritje të njoftimit nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kriterit të fundit në procesin e liberalizimit të vizave, Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian e ka vënë në rend dite këtë temë për 10 korrik. Por në seancë plenare mund të jetë vetëm në shtator. Ndërkohë, në Këshill ka shtete serioze që janë kundër…
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...