Rrjeti i supermarketeve “Viva Fresh Sotre”, po ndot ajrin në lagjen Veternik të Prishtinës.
“Viva Fresh Store”, rrjeti i supermarketeve në Kosovë, e cila njihet për skandalet e shumta në produktet ushqimore, për të cilat lajmi.net, kishte raportuar në vazhdimësi, tash po sjell dëme edhe në ajrin e Prishtinës.
Lexues të lajmi.net, kanë dërguar këto fotografi në adresë të redaksisë sonë, ku shihet se tymi që del nga oxhaku në këtë supermarket në lagjen Veternik, ka ndotur mjaft ajrin.
Në anën tjetër, sipas matësit të ambasadës amerikane në Prishtinë, në ora 17:00, kur edhe është bërë përditësimi i fundit në ueb faqe, ndotja e ajrit ka arritur shkallën prej 158.
Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe këshillohet që të gjithë ata që kanë probleme me sëmundjet respirative dhe kronike të mos ekspozohen në natyrë.
Po ashtu, këshillohet që prindërit të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në natyrë, pasi që kjo shkallë e ndotjes ndikon keq në shëndetin e tyre. /lajmi.net
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...