Vitin tjetër nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Madhe në Ferizaj

17:30 | 17 Dhjetor 2024
Q L

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës kanë qëndruar sot në Ferizaj, aty ku kanë vizituar Xhaminë e Madhe të këtij qyteti, e cila pritet të restaurohet. Për këtë restaurim janë ndarë 1.5 milion euro.

“Projekti tashmë ka kaluar fazën e miratimin dhe në fillim të vitit të ardhshëm nisin punimet. Për restaurimin e xhamisë që i takon vitit 1941, janë ndarë 1.5 milion euro”, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës./Arbresh.info/

Të ngjashme